Disfatë e rëndë ndaj Genoas, Roma e Mourinhos në krizë!

Disfatë e rëndë ndaj Genoas, Roma e Mourinhos në krizë!

22:46, 28/09/2023

 

Genoa bën “poker” dhe shkatërron Romën në takimin e javës së gjashtë të Serie A.

Vendasit dominuan të gjithë takimin,ndërsa zhbllokuan sfidën në minutën e 5’ me Gudmundsson.

Miqtë tentuan të reagonin dhe barazuan në minutën e 22’ me Cristante. Megjithatë Genoa e mbylli pjesën e parë në avantazh, pasi Retegui shënoi golin e dytë për ekipin e tij në minutën e 45’.

Në fraksionin e dytë Genoa gjeti edhe dy herë të tjera rrugën drejt rrjetës, me Thorsby në minutën e 74’, ndërsa Messias vulosi sfidën në minutën e 81’, duke realizuar golin e katërt për vendasit.

Në fund sfida u mbyll me rezultatin 4-1, me Genoan që pas javës së gjashtë renditet në vend të 11-të me shtatë pikë, ndërsa “zhyt” Romën edhe më shumë, që pas gjashtë ndeshjeve renditet në vend të 16-të me pesë pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco