Nuk ka fitues në Frosinone-Fiorentina dhe Monza-Bologna, skuadrat ndajnë pikët

Nuk ka fitues në Frosinone-Fiorentina dhe Monza-Bologna, skuadrat ndajnë pikët

21:14, 28/09/2023

 

Frosinone-Fiorentina dhe Monza-Bologna ndajnë pikët në javën e gjashtë të Serie A.

Takimi mes Frosinones dhe Fiorentinës u mbyll me barazimin 1-1, me dy skuadrat që luftuan për të marrë tri pikët, por në fund gjithçka u mbyll në “paqe”.

Sfida u zhbllokua në minutën e 19’ me Gonzales që kaloi “violët” në avantazh si dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1.

Megjithatë Frosinone reagoi mjaftë mirë në fraksionin e dytë, me Soule që barazoi në minutën e 70’ dhe i dhuroi një pikë skuadrës së tij.

Pas këtij takimi Frosinone renditet në vend të tetë me nëntë pikë, teksa Fiorentina qëndron në vend të shtatë me 11 pikë.

Ndeshja tjetër ajo mes Monzas dhe Bolognas u mbyll me rezultatin 0-0, me miqtë që këtë takim e përfunduan me dhjetë lojtarë.

Sfida ishte shumë e fortë dhe vendasit provuan që të merrnin avantazhin në minutën e 16’ me Motan, por ai gol u anulua pas verifikimit në VAR për pozicion të parregullt.

Fraksioni i dytë solli një sërë rastesh nga të dyja skuadrat, megjithatë nuk ia dolën që ta zhbllokonin rezultatin.

Në minutën e 87’ Bologna mbeti me një lojtar më pak, pasi Saelemaekers u ndëshkua me karton të kuq.

Pas javës së gjashtë të Serie A, Monza renditet në vend të 14-të me gjashtë pikë, teksa Bologna në vend të 12-të me shtatë pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco