Lajmi i fundit

VIDEO-PLUG/ Maloku-Qefalia si shokët ‘5D’ të Erion Veliajt

'Kemi lojtarë me pak eksperiencë', Allegri: Nuk është Juventus skuadra anti-Inter

'Kemi lojtarë me pak eksperiencë', Allegri: Nuk është Juventus skuadra anti-Inter

11:54, 27/09/2023

 

Juventus mposhti pa shumë shkëlqim me rezultatin minimal 1-0, Leccen e Ylber Ramadanit. Megjithatë, trajneri i bardhezinjve është i lumtur që skuadra e tij u rikthye te tre pikët pas disfatës me Sassuolon. Pas sfidës me Leccen, tekniku i “Zonjës së Vjetër” shprehet se skuadra e tij u shfaq e ekuilibruar në fushë duke mos i dhënë shumë mundësi kundërshtarit. Nga ana tjetër, Allegri thekson edhe njëherë tjetër se në garën për titull, ekipi i tij vjen pas Interit, Milanit dhe Napolit.

“Ishte e rëndësishme të fitonim për t’u rikthyer te suksesi pas një ndeshje që e humbën në mënyrë karamboleske. Në sfidën me Sassuolon pati shumë gabime individuale, por janë gjëra që ndodhin. Lecce nuk është një kundërshtar i lehtë, por ishim të ekuilibruar në fushë dhe nuk i lejuam shumë hapësira.

Gara e titullit? Në fillimi na konsideruan si skuadra anti-Inter, pastaj pasi humbëm me Sassuolon na quajtën të “mbaruar”. Unë e kam thënë dhe e përsëris pa frikë, nuk fshihem. Në garën për titull Inter, Milan dhe Napoli janë para Juventusit. Janë skuadra shumë të forta dhe ne kemi lojtarë me pak eksperiencë, por që mund të rriten shumë”, u shpreh Allegri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco