'Krisje' totale mes Osimhen dhe Napolit, nigeriani bën gati valixhet

'Krisje' totale mes Osimhen dhe Napolit, nigeriani bën gati valixhet

11:29, 27/09/2023

 

Një përplasje verbale ka ndodhur mes Osimhen dhe drejtuesve të Napolit dhe sulmuesi Nigerian duket se ka bërë gati valixhet për t’u larguar nga kampionët aktualë të Italisë.

Gjithçka nisi kur Osimhen u përplas me Rudi Garcia në ndeshjen kundër Bologna, kur nigeriani u zëvendësua.

Goditja fatale në fakt erdhi më pas nga klubi i Napolit, ku postoi një video në “Tik Tok” të nigerianit i cili humbiste penalltinë këtë fundjavë, por më pas u fshi.

Kjo ka bërë që agjenti i Osimhen të nisë një luftë ligjore me Napolin për shkak të talljes ndaj sulmuesit.

Por gjithçka nuk u mbyll këtu. Osimhen i vuri kapakun të gjithë gjësë duke fshirë në Instagram të gjitha fotot që kishte me Napolin, madje dhe atë të fitimit të Scudettos sezonin e kaluar.

Tashmë pritet vendimi përfundimtar i klubit Italian, nëse do ta shesë nigerianin apo do t’i ndërpresë menjëherë kontratën pa ardhur ende merkatoja e janarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco