Shqipëria e Bushit i nis mbarë eliminatoret, fiton në transfertë ndaj Armenisë

Shqipëria e Bushit i nis mbarë eliminatoret, fiton në transfertë ndaj Armenisë

19:50, 08/09/2023

 

Shqipëria U21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi e nis me “këmbën e mbarë” fushatën eliminatore të Euro 2025 për grupmoshën U21. Kuqezinjtë triumfuan në transfertë ndaj Armenisë me shifrat 1-2. Shpresat e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë aty ku realizuan edhe të dy golat e takimit. I pari që shënoi ishte Stiven Shpendi në minutën e 28-të. Sulmuesi që është pjesë e Empolit në Serie A, realizoi një gol vërtet të bukur teksa lëvizi mirë nga e majta e sulmit dhe me një goditje teknike mposhti portierin kundërshtar.

Nëntë minuta më pas, Shqipëria gjeti sërish rrugën e rrjetës. Këtë herë me anë të Arlind Rexhepit, i cili përfitoi mjaft mirë në zonën kundërshtare dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në cepin e portës. 0-2 dhe në fraksionin e dytë të besuarit e Bushit kujdesen për të menaxhuar avantazhin e dyfishtë.

Gjithsesi, vendasit nuk u dorëzuan lehtë dhe shkurtuan diferencat në të 86-tën me anë të Tarakhchyan, i cili edhe pse nga një kënd i vështirë arriti të mposhtte portierin Simon Simoni.

Por, për fat të mirë, kuqezinjtë e mbrojtën me fantazim deri në fund rezultatin pavarësisht shtesës prej 14 minutash, kjo edhe për shkak të mungesës së ndriçimit për disa minuta në pjesën e dytë.

Megjithatë, me rëndësi që kualifikueset, Shqipëria U21 i nis në mënyrën më të mirë të mundshme duke marrë tre pikë të arta në një grup ku bën pjesë edhe Finlanda, Rumania, Mali i Zi dhe Zvicra. Ndeshja e radhës për kuqezinjtë është ajo ndaj Rumanisë në shtëpi më datë 12 shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco