Zyrtare/ Bitri ndërron skuadër, firmos me gjigantët norvegjezë

Zyrtare/ Bitri ndërron skuadër, firmos me gjigantët norvegjezë

15:55, 24/08/2023

 

Eneo Bitri transferohet ne Norvegji. Mbrojtësi 26-vjeçar shqiptar, që mbylli sezonin e kaluar te çekët e Banik Ostravës, është transferuar te klubi i njohur norvegjez, Valerenga.

Futbollisti beratas ka bërë edhe prezantimin zyrtar me klubin e tij të ri, që sipas “transfermarket”, ka paguar 500 mijë euro për të blerë kartonin e mbrojtësit shqiptar nga çekët e Banik Ostravës.

Eneo Bitri u transferua te klubi çek në fillim të këtij viti, me Banik Ostravën që pagoi 150 mijë euro në arkat e Partizanit, teksa në pak muaj në Republikën Çeke, luajti 9 ndeshje dhe shënoi edhe një gol.

Edhe këtë sezon Bitri e nisi si titullar në Çeki, ku luajti të plota katër ndeshje me Banik Ostravën, teksa tashmë do të nisë një aventurë të re, te skuadra e Valerengës.

Eneo Bitri është edhe pjesë e Kombëtares Shqiptare që prej tetorit të vitit të kaluar, kur u grumbullua për herë të parë dhe deri tani ka luajtur tre takime me fanellën kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco