Polemika për puthjen e lojtares në buzë, presidenti i federatës spanjolle: Të shijojmë gjërat e mira

Polemika për puthjen e lojtares në buzë, presidenti i federatës spanjolle: Të shijojmë gjërat e mira

17:29, 21/08/2023

Spanja fitoi Botërorin e femrave, duke mposhtur Anglinë në finale, por një episod i ndodhur në fund të ndeshjes ka bërë bujë të madhe.

Në ndarjen e medaljeve, presidenti i federatës spanjolle, Luis Rubiales, u fokusua teksa puthi në faqe dhe më pas në buzë, lojtaren Hermoso.

Kjo ka shkaktuar polemika të mëdha dhe ka bërë që Rubiales të reagojë. Ky i fundit u shpreh se nuk kishte sfond dashakeqës, ndërsa kërkoi që të injorohen ata që thonë budallëqe. Sipas tij, duhet të shijohen gjërat e mira, nga ky sukses.

"Le të injorojmë budallenjtë dhe idiotët, me të vërtetë. Është kulmi i një momenti të dy miqve që festojnë diçka.

Le ta injorojmë këtë gjë dhe të shijojmë gjërat e mira. Ishte diçka që u bë pa një sfond të keq. Nëse ka budallenj, le të vazhdojnë me budallallëqet e tyre. Nuk u bë me keqdashje, nëse njerëzit duan të humbin kohën me këtë gjë, le ta bëjnë", u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco