'Trajneri perfekt për Italinë', Mancini thur elozhe për pasuesin e tij

'Trajneri perfekt për Italinë', Mancini thur elozhe për pasuesin e tij

11:44, 16/08/2023

Roberto Mancini është i bindur se Luciano Spalletti është pasuesi perfekt i tij në kombëtaren e Italisë. 58-vjeçari, i cili udhëhoqi të kaltrit drejt fitimit të Euro 2020, dha dorëheqjen duke i befasuar të gjithë.

“Nuk kam vrarë askënd, prandaj më vjen keq kur lexoj kaq kritika ndaj vendimit tim. Kishte ardhur momenti për t’u larguar”, theksoi Mancini, i cili shpjegon se ndërhyrjet e Gravinës (presidenti i FIGC) ndikuan që të largohej.

Sa i përket Spallettit, i cili po pret lejen e presidencës së Napolit për t’u emëruar në stolin e katër herë kampionëve të botës, Mancini deklaroi:

“Nëse zgjidhet i uroj Lucianos të ardhme sa më të mirë në pankinën e Italisë. Është një rol që të ofron emocione unike.

Jam i sigurt se Spalletti do të bëjë shumë mirë tek Italia”, u shpreh Mancini, e ardhmja e të cilit do të jetë kombëtarja e Arabisë Saudite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco