Propozimi, Sauditët e Ronaldos kundra MLS së Messit: Ndeshje mes yjeve nga dyja ligat

Propozimi, Sauditët e Ronaldos kundra MLS së Messit: Ndeshje mes yjeve nga dyja ligat

15:45, 15/08/2023

Ish-lojtari i kombëtares së Shteteve të Bashkuara dhe komentatori aktual i MLS-së, Taylor Twellman, propozoi një lojë All-Star midis yjeve të futbollit amerikan dhe saudit.

Së fundmi, Lionel Messi u transferua në SHBA, dhe rivali i tij i përjetshëm Cristiano Ronaldo në Arabinë Saudite, teksa interesimi për këto dy liga u rrit edhe më shumë në botë. Transferimet e tyre u ndoqën nga yje të shumtë të futbollit dhe kjo vlen veçanërisht për futbollin saudit.

Ish-lojtari i kombëtares amerikane, Taylor Twellman, ka propozuar një lojë All-Star midis yjeve të MLS dhe Arabisë Saudite Pro League dhe do ta mbrojë si ide që ajo të zhvillohet. Ai beson se ndeshja do të tërhiqte miliona shikues në mbarë botën.

"E dini se cila duhet të jetë ndeshja e radhës All-Star? Yjet nga Arabia Saudite dhe yjet nga MLS. Duhet të jetë në Rose Bowl dhe ata do të kishin Messin kundër Ronaldos për herë të fundit. Unë dua t'i drejtohem kësaj temë sepse është vërtet interesante për të dyja ligat”, thotë Twellman.

Është e vështirë të parashikohet se kush do të kishte një ekip më të mirë. Fillimisht duket se është Pro Liga Saudite sepse ka në radhët e saj një numër pakrahasueshëm më të madh yjesh që i janë bashkuar nga futbolli europian. Megjithatë, MLS si pikënisje sigurisht që ka më shumë cilësi në kampionatin vendas nga lojtarët e Amerikës së Veriut sesa mund të ofrojnë vetë sauditët.

Ndeshja me siguri do të kishte shikuesit e saj, por futbolli saudit ende nuk tërheq aq shumë vëmendjen e shikuesve në mbarë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco