VIDEO/ U shpall kampion bote në çiklizëm, sportistit pa duar i dhurohet një orë

VIDEO/ U shpall kampion bote në çiklizëm, sportistit pa duar i dhurohet një orë

12:47, 15/08/2023

Çiklisti, Ricardo Ten e ka marrë me sportivitet shpërblimin që i dhanë për vendin e dytë në Botërorin e Çiklizmit. Spanjollit i mungojnë të dyja duart, por organizatorët nuk e morën parasysh këtë gjë dhe vendosën t’i dhuronin një orë dore.

Kompania “Tissot” është sponsor i garës dhe natyrisht do të dhuronte orë për fituesin. Vetë sportisti e ka marrë me sportivitet dhuratën dhe nuk ka ngurruar që ta vërë në krah, duke treguar se e ka mirëpritur këtë dhuratë, ndoshta jo shumë efikase.

Në rrjetet sociale ai ka postuar një video ku shihet me orën e vendosur në krah dhe ku e pyesin se sa është ora.

Përgjigja e tij ishte: “Ora për të dalë kampion”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco