Mancini sulmon Gravinën: Nuk kam parë kurrë një president të ndryshojë...

Mancini sulmon Gravinën: Nuk kam parë kurrë një president të ndryshojë...

09:30, 15/08/2023

Roberto Mancini, ish-trajneri i kombëtares italiane tashmë prej dy ditësh, zgjodhi disa nga mediat relevante për t’i shpjeguar më mirë arsyet e dorëheqjes së tij. Pas postimit të pakët në Instagram, tekniku shpjegoi shkakun e “divorcit” me axurrët. Nuk ka të bëjë ndonjë ofertë nga Arabia Saudite (të paktën për momentin), por një ndjenjë shqetësimi që është rritur muajt e fundit.

“U përpoqa t’ia shpjegoja arsyet e mia Gravina, – sulmon Mancini. – I thashë presidentit se kisha nevojë për qetësi, ai nuk e garantoi këtë dhe dhashë dorëheqjen. Nuk bëra asgjë për t’u masakruar". Referenca është për kritikat e rënda të marra nga shumica e gazetave.

Mancini lëshon zemërimin për ndryshimet në stafin e tij, me lëvizjet e Evanit dhe Lombardos. Akuzat janë të rënda: "A keni parë ndonjëherë një president federate të ndryshojë stafin e trajnerit të kombëtares? Gravina donte ta bënte këtë prej një viti.

Image

E bëra të kuptonte që nuk mundej, por ai luajti me faktin se dy personave në stafin tim iu skadonte kontrata. Kishte kohë që mendonte gjëra të kundërta me të miat, në atë moment duhej të më largonte”.

“Libero” e pyet nëse Buffon ka ndonjë lidhje me të: “Jo, asgjë kundër tij, në fakt vetëm një vlerësim i madh. Edhe historia e Bonuccit është e gjitha e sajuar”.

Në shpjegimin e arsyeve të dorëheqjes, Roberto e cilëson lamtumirën e tij "një gjest dashurie, jo tradhti. Një gjest për të cilin kisha disa muaj që meditoja".

Mancini rrëfen se mund të largohej nga kombëtarja pasi nuk arriti të kualifikohej në Botërorin 2022, por ishte federata që i kërkoi të qëndronte. Mbi momentin e dorëheqjes, ish-trajneri axurr përpiqet të shpjegohet kështu: "Kanë mbetur edhe 25 ditë deri në ndeshjen tjetër kualifikuese të ‘Euro 2024’, jo 3 ditë. Mendoj se kam qenë gjithmonë korrekt".

E ardhmja nuk dihet: "Arabia Saudite? Nuk e mohoj se ka interes nga ana e tyre. Dy situatat janë të pavarura dhe në çdo rast tani nuk dua të mendoj për këtë gjë".

Fundi i intervistës me “Libero” zbulon gjendjen shpirtërore të Mancinit, e cila nuk është aspak e qetë: "Më vjen keq që lexoj gjëra të këqija, më duket se ka pasur mungesë respekti. Jam shumë i trishtuar".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco