Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Pochettino: Liga arabe, e mirë për futbollin

Pochettino: Liga arabe, e mirë për futbollin

12:01, 13/08/2023

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, ka mirëpritur shpenzimet e shumta të Ligës Arabe.

“Blutë” tashmë kanë humbur yjet si N’Golo Kante dhe Edouard Mendy që kanë shkuar në Arabi, por Pochettino për dallim nga shumë analistë i ka mbështetur tërë këto shpenzime.

Tekniku argjentinas thotë se lojtarët duhet të jenë të lirë të zgjedhin, ndaj duhet mbrojtur pavarësisht nëse zgjedhin paratë para karrierës.

“Mendoj se është mirë për futbollin, lojtarët dhe trajnerët”.

“Duket si drama, por duhet ta shijojmë. Kur paraja është aty dhe e përfshirë, duket si dramë por duhet të kesh bilanc të mirë”.

“Duhet të mbrojmë lojtarët që të ndihen të lirë dhe të tregojnë kualitetin e tyre”.

Chelsea ndeshjen e parë hapëse të Ligës Premier nën urdhrat e Pochettinos e zhvillon ndaj Liverpoolit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco