Lajmi i fundit

CIM PEKA LIVE/ Intervistë e pazakontë me Ilir Metën, ç'do ndodhë mes tij e Kryemadhit?

Çdo gjë u kujton suksesin historik, Roma publikon 'gjurmët' e finales në rikthimin në Tiranë

Çdo gjë u kujton suksesin historik, Roma publikon 'gjurmët' e finales në rikthimin në Tiranë

18:43, 12/08/2023

Qyteti i Tiranës do të mbetet gjithmonë në kujtimet e tifozëve romanistë dhe klubit të Romës, pasi këtu verdhekuqtë fituan finalen e Ligës së Konferencës. Dhe me kthimin në “Air Albania” për miqësoren me Partizanin, sigurisht që klubi ka kujtuar momentet kur shkroi historinë vetëm një vit më parë.

Në rrjetet sociale të klubit janë publikuar pamjet e sotme nga stadiumi “Air Albania”, që u sjell atyre kujtime shumë të bukura. Sidomos ngjitëset “Final 2022” që nuk janë hequr ende as nga ambientet e brendshme dhe as nga pjesë të tribunës, pasi ruhen si “relike” të atij evenimenti të rrallë në impiantin në kryeqytet.

Ndërkaq, janë rikrijuar në stadiumi e boshatisur, nëpërmjet fotove, disa nga momentet e asaj finale, me skuadrën duke dalë në fushën e në lojës, apo edhe duke ngritur në fund trofeun që i futi në histori si fituesit e parë të Ligës së Konferencës, duke i lidhur përgjithmonë me Tiranën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco