Premier League/ Brighton mposht surprizën e Championship, fitojnë dhe Fulham e Crystal Palace

Premier League/ Brighton mposht surprizën e Championship, fitojnë dhe Fulham e Crystal Palace

18:05, 12/08/2023

 

Pas sfidës Arsenal-Nottingham, janë luajtur dhe katër takime të tjera të javës së parë të Premier League. Brighton nuk ka zhgënjyer në përballjen ndaj Luton duke i mposhtur me shifrat 4-1.

Vendasit shënuan dy golat e parë të takimit me anë të March dhe Joao Pedro, ky i fundit me penallti. Luton reagoi falë një 11-metërshi të realizuar nga Morris, por Brighton siguroi fitoren në fund me golat e Adingra dhe Ferguson .

Një fitore me peshë ka arritur të korrë dhe Fulham në transfertë ndaj Everton me rezultatin vendimtar 1-0. Golin e vetëm të këtij takimi, e realizoi De Cordova-Reid.

Gjithashtu dhe Crystal Palace ka dalë nga transferta me 3 pikë duke mposhtur Sheffield United me shifrat 1-0. Për skuadrën mike, golin e vetëm e realizoi sulmuesi Odsonne Edouard.

Ndërsa përballja Bournemouth-West Ham ka përfunduar në barazim me shifrat 1-1. Fillimisht miqtë kaluan në avantazh me një gol të Bowen, por vendasit reaguan duke shënuar pranë fundit me Dominic Solanke. 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco