Fitoi tripletën me City-n, mbrojtësi holandez rinovon kontratën: Krenar të luaj për këtë ekip, Guardiola është gjeni

Fitoi tripletën me City-n, mbrojtësi holandez rinovon kontratën: Krenar të luaj për këtë ekip, Guardiola është gjeni

11:50, 29/07/2023

Një prej titullarëve të mbrojtjes së Pep Guardiolës sezonin e kaluar, Nathan Ake, u shpërblye nga drejtuesit e klubit anglez për paraqitjet e tij të mira.

Kështu, Manchester City njoftoi këtë të shtunë rinovimin e kontratës së mbrojtësit holandez, tashmë i lidhur me klubin nga Manchesteri deri në vitin 2027.

I mbërritur në verën e vitit 2020 nga Bournemouth, holandezi u shfaq 41 herë gjatë sezonit të kaluar dhe ishte një nga arkitektët e mëdhenj të fitimit të tripletës nga Qytetarët: “Të luaj për Manchester Cityn më bën jashtëzakonisht krenar çdo ditë. Pep është trajneri më i mirë. Ai është një gjeni që më bëri ta shoh lojën ndryshe. Të jesh përkrah tij është një privilegj,” tha Ake.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco