Zekic: Të luajmë lojën tonë dhe të tregojmë autoritet nesër ndaj Atlètic Club d’Escaldes

Zekic: Të luajmë lojën tonë dhe të tregojmë autoritet nesër ndaj Atlètic Club d’Escaldes

18:16, 24/07/2023

 

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekic ka folur për mediat në prag të ndeshjes së nesërme kundër Atlètic Club d’Escaldes, që do të luhet në orën 17:00.

Ndeshja e parë në Andorrë, a ju favorizon?

Jo nuk besoj. Ajo që është e rëndësishme është që këtu duhet të jemi të përqendruar maksimalisht dhe të luajmë lojën tonë. Të tregojmë autoritet në ndeshjen e nesërme.

Si është gjendja e skuadrës?

Sot do të zhvillojmë edhe seancën e fundit. deri tani të gjithë lojtarët janë të gatshëm. Kemi luajtur dy ndeshje dhe shpresoj që të mos kemi asgjë serioze për ndeshjen e nesërme.

Mendoni që kualifikimi do të vendoset në Tiranë?

Për këtë duhet të flas pas ndeshjes së parë. Janë dy ndeshje për tu luajtur. Do të fokusohemi te sfida e nesërme. Kemi analizuar kundërshtarin gjatë këtyre ditëve. Nesër duhet të mendojmë për paraqitjen tonë dhe të jemi gati për çdo gjë që mund të ndodhë gjatë ndeshjes

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco