Protagonist në kualifikimin e Tiranës, flet mesfushori Deliu: Jam shumë i lumtur për golin, nder të luajmë ndaj Beshiktash

Protagonist në kualifikimin e Tiranës, flet mesfushori Deliu: Jam shumë i lumtur për golin, nder të luajmë ndaj Beshiktash

09:18, 21/07/2023

Mesfushori Ardit Deliu ishte një nga protagonistët kryesor të triumfit të Tiranës, mbrëmjen e djeshme ndaj gjeorgjianëve të Dinamo Batumi, ku siguruan kualifikimin për raundin e radhës të Conference League, ku për herë të parë në histori do të përballen me “gjigantët” e Turqisë, Beshiktash.

Me përfundimin e ndeshjes, Deliu dha dhe një prononcim të shkurtër për mediat, teksa theksoi se ishte shumë i lumtur për golin e shënuar, si dhe për kualifikimin, teksa shtoi se nuk ishte aspak e lehtë për t’u arrirë ndaj një skuadre si Dinamo Batumi.

 

“Jam shumë i lumtur për golin dhe për kualifikimin. Nuk ishte e lehtë, sepse Dinamo Batumi ishte një skuadër shumë e fortë dhe e organizuar mirë. Ishte një arritje e madhe për ne. Fituam një ndeshje shumë të vështirë. Rastësi shumë e bukur që shënuan dy lojtarë nga Kavaja, sepse unë me Regin jemi të dy nga Kavaja.

 

Beshiktashi? Është një nga skuadrat më të mëdha në botë dhe jam shumë i lumtur që do të ndeshemi me ta. Mendoj se është ëndërr për çdo lojtar nga kampionati ynë që të ndeshet me kundërshtarë të tillë”,- u shpreh Deliu, me përfundimin e ndeshjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco