Ndeshja e kthimit në Champions, ja si pritet të rreshtohet Partizani ndaj Bate Borisov

Ndeshja e kthimit në Champions, ja si pritet të rreshtohet Partizani ndaj Bate Borisov

13:21, 18/07/2023

Partizani luan ditën e sotme ndeshjen e kthimit në Champions League. Të kuqtë e Zoran Zekiç do të sfidojnë bjellorusët e Bate Borisov në stadiumin e Mezokovezd në Hungari (stadium neutral).

Ndeshja e parë në “Air Albania” u mbyll në barazim 1-1 dhe në këtë ndeshje të dytë, Partizani do të kërkojë kalimin në turin e dytë të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Zekiç nuk pritet të vijë me ndryshime në këtë përballje të dytë, duke parë se në të parën skuadra u përgjigj mjaft mirë dhe krijoi shumë intensitet, pavarësisht atij goli të pësuar.

Kështu, formacioni pritet të jetë i njëjti, duke nisur me Qirkon në portë dhe vazhduar me Hadrojin dhe Atanaskoskin në krahët e mbrojtjes në një skemë 4-3-3 me dy “ekrane” para mbrojtjes.

Në qendër të mbrojtjes Sembene do të luajë sërish titullar përpara Prekës, ndërkohë që Sota do të shoqërojë senegalezin. Në mesfushë Mehmeti luajti shumë mirë në ndeshjen e parë dhe pritet që të jetë sërish në treshen e mesfushës së bashku me Rrapajn dhe Muratajn.

Nga ana tjetër, as sulmi nuk do të ndryshojë. Cara, Mba dhe Da Silva me shumë mundësi do të përbëjnë “tridentin”, që do të përbëjë ofensivën e kuqe sot. Nuk përjashtohet prania e Kekos në formacion.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco