Djali i Messit 'vjedh skenën' në prezantimin e babait të tij te Miami

Djali i Messit 'vjedh skenën' në prezantimin e babait të tij te Miami

10:08, 18/07/2023

Lionel Messi u prezantua në mënyrë spektakolare në klubin e tij të ri Inter Miami para disa dhjetëra mijëra tifozëve të cilët e përshëndetën çdo lëvizje të tij me brohoritje.

Prezantimi u prish pak nga shiu që po binte, por as kjo nuk i pengoi fansat e tij që të vinin dhe të përshëndesnin në masë heroin e tyre.

Ndërsa argjentinasi i famshëm ecte në fushë, djali i tij më i vogël Thiago përfitoi nga një moment pavëmendjeje dhe një mundësi për të tërhequr së paku shkurtimisht vëmendjen te vetja duke futur topin nëpër këmbët e të atit.

Është një lëvizje që shkaktoi entuziazëm të madh në tribuna dhe që Lionel Messi ua “shiste” rregullisht kundërshtarëve gjatë karrierës së tij.

Edhe djali i dytë i Messit, Mateo, tërhoqi vëmendjen e publikut me lëvizjet e tij. Pak ditë më parë, në një turne të moshave të reja, ai kaloi në mënyrë të shkëlqyer disa lojtarë, gjë që na kujtoi babain e tij të famshëm.

Fituesi i shtatë Topave të Artë ka veshur fanellën me numrin 10 dhe përveç tij Inter Miami ka prezantuar edhe ish-bashkëlojtarin e tij nga Barcelona, ​​Sergio Busquets.

Lionel Messi duhet të bëjë debutimin e tij me fanellën e Interit në natën nga e premtja në të shtunë, kur skuadra e tij e re pret Cruz Azul në Kupën e Ligës së Amerikës Veriore dhe Qendrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco