Klubi saudit i ofron Pogbas një kontratë me vlerë 150 milionë euro

Klubi saudit i ofron Pogbas një kontratë me vlerë 150 milionë euro

18:30, 11/07/2023

Klubi saudit Al-Ahli nuk heq dorë nga futbollisti francez i Juventusit, Paul Pogba dhe i ka ofruar atij një kontratë edhe më të mirë, shkruan La Gazzetta dello Sport.

 

30-vjeçari Pogba ndezi thashethemet pasi vizitoi Jeddah së fundmi. Zyrtarisht bëhet fjalë për një udhëtim për arsye private, por gjatë rrugës dyshohet se ka vizituar ambientet e klubeve saudite Al-Ittihad dhe Al-Ahli.

 

Javën e kaluar pati raportime se Al-Ahli i kishte ofruar një kontratë prej 100 milionë eurosh, gjë që nuk e bindi, kështu që tani sauditët i kanë premtuar francezit një kontratë trevjeçare prej 150 milionë eurosh.

 

Juventus thuhet se është gati të shesë Pogban për 10 milionë euro këtë verë vetëm për të shmangur pagën e tij vjetore prej rreth 8 milionë euro.

 

L'Equipe shkruan se Pogba nuk dëshiron të largohet nga Juventusi sepse dëshiron të qëndrojë te bardhezinjtë dhe të fitojë vendin e titullarit. Sezonin e kaluar ai luajti vetëm 161 minuta në gjithsej 10 paraqitje për “Zonjën e Vjetër”, për shkak të dëmtimeve të shumta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco