Shehi hedh në fushë më të mirët, ja si pritet të rreshtohet Tirana kundër Dinamo Batumit

Shehi hedh në fushë më të mirët, ja si pritet të rreshtohet Tirana kundër Dinamo Batumit

17:10, 11/07/2023

Tashmë është pothuajse e mbyllur skuadra që do të luajë ndaj Dinamos. Dilema e vetme mund të jetë në mbrojtje me Lulajn, që është titullar, ndërsa Hoxhallari zor se mund t’i zërë vendin. Pjesa tjetër e mbrojtjes është e përbërë nga Doka, Najdovski dhe Mici. Në mesfushë është dilema e madhe.

Dy janë lojtarët, të cilët janë titullarë të padiskutueshëm, Deliu dhe Hila. Nga ana tjetër, Jonuzi do të jetë futbollisti i tretë që do t’u bashkohet në këtë repart me fanellën e titullarit. Edhe në sulm do të ketë shumë lëvizje.

Braziliani Kaina qëndron në stol, ndërsa nga ana tjetër titullarë do të jetë një treshe fantastike. Bëhet fjalë për Abazajn, Hasanin dhe Latifin. Të tre do të luajnë nga minuta e parë me Hasanin, që mund të jetë qendërsulmues.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco