Manchester United i vë çmim, por askush s'e do kapitenin

Manchester United i vë çmim, por askush s'e do kapitenin

16:51, 11/07/2023

 

E ardhmja e kapitenit të Manchester United vazhdon të jetë në udhëkryq. Harry Maguire e ka humbur vendin e titullarit kohë më parë dhe ka pasur zëra që e shohim larg “Old Trafford”. Gjithsesi pretendimet financiare të “Djajve të Kuq” e vështirësojnë këtë mundësi.

Sipas “Manchester Evening News”, drejtuesit e Man. United i kanë vendosur një çmim prej 50 milionë stërlinash (rreth 58 milionë euro me kursin aktual të këmbimit) mbrojtësit.

Një shumë që asnjë ekip, për momentin, nuk do të ishte i gatshëm ta paguante. Man. United shpenzoi më shumë se 87 milionë euro për Maguire dhe nuk është i gatshëm ta lërë të largohet pa fituar gjysmën e kësaj shume.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco