'U çmenda fare', sulmuesi brazilian tregon se si Guardiola e bëri të qante

'U çmenda fare', sulmuesi brazilian tregon se si Guardiola e bëri të qante

20:19, 06/07/2023

 

Gabriel Jesus ka treguar momentin më të vështirë të karrierës së tij, kur Pep Guardiola e bëri të qante, në kohën kur sulmuesi brazilian luante për Manchester City.

26-vjeçari, i cili aktualisht është te Arsenal, kujton atë që i ndodhi në sezonin 2021-2022, në prag të ndeshjes ndaj PSG, në fazën e grupeve të Champions League.

Për atë përballje, Pep Guardiola vendosi që në vend të Gabriel Jesus të aktivizonte në qendër të sulmit Zinchenkon, mbrojtësin e majtë, duke ulur në stol brazilianin.

“Futi Zinchenkon në sulm. Çmenduri! Një ditë më parë, në stërvitje, as nuk e aktivizoi fare Zinchenkon, ndërsa unë isha sulmuesi kryesor. Ditën tjetër, dy orë para ndeshjes, tha që ai do të ishte në formacion, në vendin tim. 

Madje, Zinchenko më tha me të qeshur se i vinte keq për mua. E përjetova shumë keq. Nuk hëngra, shkova menjëherë në dhomën time duke qarë, telefonova nënën sepse kisha nevojë të flisja. I thashë se doja të ikja fare nga grumbullimi”, kujton Gabriel Jesus.

Braziliani nuk doli në nxemjen para ndeshjes për shkak të inatit që kishte me Guardiolën. Pavarësisht kësaj, trajneri i Cityt e aktivizoi atë në pjesën e dytë, në vend të Zinchenkos, në të vetmin zëvendësim që bëri. 

Fati donte që të ishte pikërisht Gabriel Jesus ai që shënoi golin e fitores 2-1 ndaj PSG në atë ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco