'Gundogan zgjodhi Barçën para parave të Cityt', presidenti Laporta: E kishte ëndërr një skuadër të madhe

'Gundogan zgjodhi Barçën para parave të Cityt', presidenti Laporta: E kishte ëndërr një skuadër të madhe

23:36, 30/06/2023

Barcelona ia doli të bindë Ilkay Gundogan të transferohej në Camp Nou teksa mesfushori zgjodhi katalanasit para një rinovimi të mundshëm me Manchester City, apo “emigrimin” në Arabinë Saudite aty ku paratë nuk do të ishin problem.

Trajneri Xavi Hernandez fiton mjaft eksperiencë tashmë në repartin e mesfushës teksa presidenti Joan Laporta, gjithashtu i gëzohet transferimit të Gundogan. Madje, e bën këtë edhe duke “injoruar” Cityn pasi shprehet se ëndrra e mesfushorit ishte të luante në një klub të madh dhe për ta bërë këtë, Gundogan nuk mori në konsideratë as paratë e pronarëve arabë të klubit anglez.

“Gundogan është një lojtar që preferoi një klub prestigjioz para parave që ofron Manchester City. Këtu te Barcelona punohet në mënyrë të shkëlqyer, pastaj edhe trajneri Xavi i shprehu hapur besimin e tij. Ëndrra e Gundogan ishte të luante në një skuadër të madhe dhe ne jemi të lumtur pasi bëhet fjalë për Kampion Europe dhe që mbi të gjitha ka shumë eksperiencë mbi supe”, u shpreh Laporta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco