Pulisic arrin marrëveshjen personale me Milan

Pulisic arrin marrëveshjen personale me Milan

18:00, 30/06/2023

I blerë për më shumë se 64 milionë në verën e vitit 2019, Christian Pulisic nuk ka mundur asnjëherë të tregojë veten te Chelsea .Anësori amerikan, i penguar nga dëmtimet, përjetoi vështirësi të mëdha. Përsëri këtë sezon, ai nuk ka luajtur shumë dhe është padyshim një nga lojtarët që pritet të largohet nga klubi londinez. Në moshën 24 vjeçare, ai ende vlerësohet mirë në treg.

Nëse amerikani është kërkuar nga Lyon për një kohë, ai me shumë gjasa pritet të shkojë në Serinë A. Sipas informacioneve të fundit, lojtari tashmë ka një marrëveshje me Milan. Tashmë po vazhdojnë negociatat mes bluve dhe kuqezinjve për të përfunduar këtë transferim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco