Ndalen negociatat për Brozoviç, Interi ndryshon mendje

Ndalen negociatat për Brozoviç, Interi ndryshon mendje

15:44, 30/06/2023

Marcelo Brozoviç ishte vetëm një hap larg arabëve të Al-Nasr, teksa sot do të kryente vizitat mjekësore.

Por duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç priteshin për kroatin, pasi Interi është tërhequr.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, zikaltrit kanë refuzuar ofertën e bërë nga Al-Nasr, e cila nga 25 milionë euro që i ofroi në fillim, e uli në 15 milionë.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer drejtuesve të Interit, të cilët kanë zgjedhur që të ndalojnë përkohësisht negociatat për mesfushorin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco