Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Rei Manaj gati për ekipin e ri, sulmuesi shqiptar përfundon në radarët e…

Rei Manaj gati për ekipin e ri, sulmuesi shqiptar përfundon në radarët e…

17:53, 28/06/2023

Duket se pushimet po mbarojnë për Rei Manajn. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka mbetur pa ekip që prej muajit janar, kur u largua edhe nga Uatfordi, por koha e paktë e mbetur në dispozicion dhe dëmtimet e shpeshta, bënë që ai të mos luante për asnjë në këta muaj.

Teksa merkatoja ka filluar, sulmuesi është rikuperuar dhe është në kërkim të një aventure të re. Sipas asaj që raporton “Yenigun”, skuadrës së Goztepes i është sugjeruar sulmuesi shqiptar.

Klubi turk, i cili militon në Kategorinë e Parë, kërkon që të nisë një projekt ambicioz për të tentuar rikthimin në Superligë dhe për këtë, në shënjestër është vendosur edhe emri i Rei Manajt.

Gjithashtu është raportuar se klubi i Izmirit do të marrë vendimin përfundimtar për këtë futbollist pas mbledhjes me Komitetin Teknik.

Ky nuk është klubi i parë turk që kërkon shërbimet e sulmuesit, pasi ai ka qenë objektiv edhe në vitin 2020, kur ishte pjesë e Barcelonës dhe u kërkua nga Kasimpasha, por ai transferim nuk u realizua. Ndoshta sezonin e ri, lushnjarin mund ta shohim në një kampionat tjetër, gjithmonë nëse bie dakord me klubin e Goztepes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco