VIDEO/ Thuramit iu hoq shalli i Interit që ia dha një tifoz, zbulohet arsyeja përse

VIDEO/ Thuramit iu hoq shalli i Interit që ia dha një tifoz, zbulohet arsyeja përse

17:32, 28/06/2023

Futbollisti francez Marcus Thuram pasi mbërriti për ekzaminimet mjekësore te Inter të martën, një nga tifozët i vendosi në qafë një shall zikaltër, i cili iu hoq menjëherë.

Pas mbërritjes së tij në Milano, Thuram iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore dhe më pas nënshkroi kontratë për Interin deri në qershor 2028. Megjithatë, një situatë interesante u vu re më parë.

 

Kur francezi erdhi për pjesën e dytë të ekzaminimeve mjekësore, një nga tifozët e Interit i vendosi një shall në qafë, por pas futbollistit u shfaq një burrë dhe menjëherë ia hoqi atë, duke u dukur mjaft i mërzitur.

FcInterNews raporton se kjo është në fakt politika e klubit për të gjithë lojtarët e rinj që vijnë, kështu që ata nuk mund të mbajnë asnjë shenjë të klubit derisa të kenë kaluar testet mjekësore. Përveç kësaj, Interi dëshiron të jetë i pari që publikon foto dhe video të lojtarëve zikaltër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco