Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Mes Galatasarayt dhe Milanit, Icardi do 10 milionë euro për firmën

Mes Galatasarayt dhe Milanit, Icardi do 10 milionë euro për firmën

15:24, 28/06/2023

Emri i Mauro Icardit është lidhur me Milanin gjatë ditëve të fundit.

Shtypi italian shkruan se sulmuesi argjentinas mund të rikthehet në Serie A, por tashmë në pjesën kuqezi të Milanos.

30-vjeçari e kaloi i huazuar te Galatasaray sezonin e fundit, dhe ia doli të fitonte titullin kampion me skuadrën e njohur nga Stambolli.

Icardi është rikthyer te PSG, por për pak kohë. Pasi nuk bën pjesën në planet e së ardhmes së kampionëve të Francës.

Ndërkohë, te Galatasaray nuk duan të privohen nga shërbimet e tij.

Aq më tepër tani që do të garojnë në fazën e grupeve të Champions League.

Icardi, i cili refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite (25 milionë euro në sezon), kërkon 10 milionë euro për të vijuar karrierën te Galatasaray.

Por, turqit ofrojnë deri në 6 milionë euro pagë sezonale, pasi nuk ua lejon Fair-Play Financiar më shumë.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit nga Stambolli po bisedojnë edhe me homologët e PSG-së për të arritur një marrëveshje për kartonin e ish-goleadorit të Interit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco