Sadio Mane i thotë të gjitha/ E ardhmja me Bayernin dhe sherri me Sane

Sadio Mane i thotë të gjitha/ E ardhmja me Bayernin dhe sherri me Sane

12:53, 28/06/2023

Sadio Mane është rikthyer të flasë për aventurën te Bayern Munchen dhe sherrin me Leroy Sane.

Sulmuesi senegalez, i cili verën e vitit të kaluar u transferua nga Liverpooli (32 milionë euro), fitoi Superkupën e Gjermanisë dhe titullin kampion në edicionin e parë si bavarez.

Në një rrëfim për Sport 1, 31-vjeçari theksoi se nuk ka ndërmend të largohet nga rekordmenët e futbollit gjerman.

“Po, me dëshirën e Zotit do të qëndroj te Bayerni. Mua më pëlqejnë sfidat dhe Bayerni është një sfidë e madhe. Tani më takon mua të bëj gjithçka siç duhet. Ishte një sezon shumë i komplikuar. Mund të ndodhë, nuk ishte surprizë. Është normale.

Sherri me Sane? Gjëra të tilla mund të ndodhin. Shkoi ashtu siç shkoi. Në fund arritëm të zgjidhnim problemin e vogël mes nesh. E kemi lënë pas krahëve atë ngjarje, i takon së kaluarës.

Do të përpiqemi të luftojmë së bashku që klubi të arrijë qëllimet e tij sezonin e ardhshëm”, deklaroi sulmuesi afrikan, i cili goditi me grusht shokun e skuadrës në dhomat e zhveshjes pas duelit të Champions League përballë Manchester City.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco