Neymar rrezikon një gjobë të majme

Neymar rrezikon një gjobë të majme

10:07, 23/06/2023

Prej disa ditësh në vilën luksoze të Neymar 130 kilometra larg Rio De Janeiro kanë nisur punimet, me futbollistin e Paris Saint-Germain që ka vendosur të bëjë disa ndryshime.

Megjithatë, sulmuesi ka harruar mesa duket se i duhej të merrte fillimisht një leje për të kryer punimet e nevojshme pasi në to përfshihet edhe ndërhyrja në një lum, nga i cili Neymar ka menduar të ndërtojë brenda pronës së tij një liqen artificial.

Autoritetet braziliane reaguan menjëherë, kjo edhe prej shumë ankesave të mbërritur nga ambientalistë të cilët nuk lejojnë ndërhyrje të tilla natyrë.

Nga hetimet, autoritet zbuluan edhe disa shkelje të tjera nga ana e Neymar ku përfshiheshin edhe gërmime të tokës në mënyrë të paautorizuar.

Në këtë formë, 31-vjeçari rrezikon një gjobë deri në 950.000 euro teksa i kontaktuar nga shtypi brazilian, futbollisti vendosi të mos replikonte.

Neymar e bleu pronën në fjalë në vitin 2016, teksa ajo ka një sipërfaqeje prej 10.000 metër katrorë në të cilat përfshihet një palestër, sauna, SPA, dhomë masazhi, zona të ndryshme për të drekuar si dhe një vend të dedikuar për t’u ulur helikopteri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco