VIDEO/ Skandal në Europianin e 21-vjeçarëve, topi kalon vijën fatale, Italisë i vjedhin golin ndaj Francës

VIDEO/ Skandal në Europianin e 21-vjeçarëve, topi kalon vijën fatale, Italisë i vjedhin golin ndaj Francës

23:07, 22/06/2023

Polemika në Kampionatin Europian të 21-vjeçarëve në duelin mes Francës dhe Italisë, që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të “gjelave”, ndërkohë që italianëve iu mohohet një gol i rregullt. 

Kalimuendo në minutën e 23-të dhe Barkola në minutën e 62-të ishin autorët e golave për francezët, ndërkohë që golin për Italinë e shënoi Pelegri në minutën e 36-të.

Në minutën e 92-të, Italia shënoi me anë të Belanovës, teksa nga pamjet shihej qartë që topi e kishte kaluar vijën fatale, por gjyqtari nuk ishte i këtij mendimi, teksa për shkak të mungesës së teknologjisë së linjës dhe sistemit VAR, goli nuk u quajt, duke penalizuar kështu hapur Kombëtaren U21 të Italisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco