Jordi Cruyff shpjegon arsyen e largimit nga Barcelona

Jordi Cruyff shpjegon arsyen e largimit nga Barcelona

21:39, 22/06/2023

Jordi Cruyff dëshiron t’i rikthehet punës së trajnerit. Drejtori Sportiv i Barcelonës në dy sezonet e fundit, ka shpjeguar në një intervistë për “The Athletic” arsyet e largimit të tij nga katalanasit.

“Barcelona më thirri kur klubi ishte në një situatë shumë të vështirë. Gjithmonë do t’i përgjigjesha asaj telefonate, kam një lidhje të veçantë për këtë klub. Por unë kam stërvitur dhe e kam shijuar punën e trajnerit për pesë vjet para se të isha te Barcelona.

Isha në Kinë, më pas mora një punë në Ekuador. Më pas goditi Covid-19 dhe nuk pati ndeshje. Më pas u ktheva në Kinë. Gjithçka ishte në rregull, por vendosa t’i përgjigjem thirrjes së Barçës dhe e bëra për dy vjet”, shpjegoi Cruyff.

Holandezi e pranon se i mungojnë stërvitjet.

“Dua të kthehem trajner, gjë që e kam bërë para përvojës së fundit te Barcelona. Barça më ofroi një kontratë më të shkurtër vitin e kaluar, por unë doja të kthehesha në postin e trajnerit. Nuk ishte një vendim që e mora shpejt, e mendova me muaj të tërë.

Kjo nuk do të thotë se nuk dua të kthehem në punë si drejtor sportiv, jam i përgatitur për të dyja rolet, por tani preferoj të kthehem në stërvitje, si trajner”.

Për destinacionin e tij të mundshëm, Jordi nuk duket se ka ndonjë preferencë të veçantë.

“Jam i hapur. Flas gjuhë të ndryshme. Në Kinë shkova në Chongquing dhe Shenzhen në momente të vështira, kur ata luftonin për mbijetesë dhe në të dyja rastet ia dolëm të shpëtonim ekipin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco