Vllaznia-Linfield në Ligën e Konferencës, Memelli: Të forcojmë skuadrën, më pas...

Vllaznia-Linfield në Ligën e Konferencës, Memelli: Të forcojmë skuadrën, më pas...

19:13, 20/06/2023

Vllaznia do të përballet me Linfield në turin e parë të Ligës së Konferencës.

Trajneri i kuqebluve, Migen Memelli, ka dalë në një konferencë për mediat, teksa foli për shortin.

Ai vlerësoi rivalët, por e rëndësishme sipas tekniku është që Vllaznia të përforcohet ditët e ardhme me futbollistë të rinj.

“Po tashmë e dimë emrin e kundërshtarit, është Linfield i Irlandës së Veriut, një kundërshtar që ne e vlerësojmë shumë. Po mundohemi të marrim tashmë informacione rreth tij dhe pjesa tjetër pastaj është plotësimi i grupit tonë me lojtarët e duhur.

Futbolli po tregon që nuk ka skuadra të mëdha dhe të vogla. Ne e vlerësojmë kundërshtarin dhe do të kërkojmë të jemi sa më seriozë dhe sa më kompetitivë në këtë kompeticion.

Nuk është se ndryshon sot shumë futbolli i ndeshjeve në transfertë me atë në shtëpi. E rëndësishme është që të bëjmë mirë në të dyja ndeshjet

Objektivi? Kundërshtari është shumë mirë fizikisht dhe objektivi ynë për momentin është të forcojmë skuadrën, të shohim se çfarë do të marrim nga tre miqësoret, konsolidimin e skuadrës dhe pastaj të bëhemi gati për ndeshjen e parë në Irlandën e Veriut”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco