Dy milionë euro shpenzime luksi për një gjyq, bashkëshortja e Rooney fundos partneren e Vardy

Dy milionë euro shpenzime luksi për një gjyq, bashkëshortja e Rooney fundos partneren e Vardy

18:35, 20/06/2023

Bashkëshortja e Rooney dhe partnerja e Vardy janë në qendër të vëmendjes pasi kanë pushtuar kopertinat e shtypit rozë. Shpifjet që Rebeca Vardy ka bërë karshi Kolin Rooney, i kanë kushtuar shumë shtrenjtë duke qenë se ka humbur në gjyq.

Gjyqi parashikonte që humbësi do të paguante të gjitha shpenzimet e seancës gjyqësore, e madje edhe shpenzimet e palës fituese. Kështu, Vardy duhet që të paguajë një shumë që kap vlerën e 2 milionë eurove, shifër kjo jashtëzakonisht e lartë që vjen vetëm si pasojë e tekave të avokatëve mbrojtës të Rooney.

Në faturën që zonja Vardy ka marrë, përfshihet qëndrimi në hotel me 5 yje i një avokati, fatura e të cilit kap vlerën e 2400 eurove, një vakt mëngjesi në vlerën e 260 eurove si edhe shumë pije të tjera në hotelin luksoz që kanë rritur vlerën e faturës. Sa i përket shpenzimeve, avokatët e Vardy kishin parashikuar diku te 580 mijë euro shpenzime, por gjithçka ka shkuar në mënyrën më të keqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco