Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Pas Kantes, në Arabinë Saudite shkojnë edhe tre lojtarë të tjerë të Chelseat

Pas Kantes, në Arabinë Saudite shkojnë edhe tre lojtarë të tjerë të Chelseat

11:10, 20/06/2023

Gazetari i besueshëm Fabrizio Romano raporton se tre lojtarë të Chelseat do të vazhdojnë karrierën e tyre në Arabinë Saudite.

Siç shprehet ai, fillimisht nga klubi do të largohet portieri Edouard Mendy, i cili do të bëhet portieri i ri i Al-Ahli dhe do të nënshkruajë kontratë me ta deri në vitin 2026.

Mendy mbërriti te Chelsea në vitin 2020 nga Rennes për një shumë prej 25 milionë eurosh dhe në vitin 2021 fitoi Champions League dhe u shpall si portieri më i mirë për atë sezon.

Më pas Romano deklaron se Hakim Ziyech do të vazhdojë karrierën e tij në klubin për të cilin luan Cristiano Ronaldo – Al-Nassr, ndërsa mbrojtësi senegalez Kalidou Koulibaly do ta vazhdojë karrierën te Al-Hilal.

Ziyech mbërriti te Chelsea në vitin 2021 pas një transferimi nga Ajax, ndërsa Koulibaly nënshkroi për skuadrën londineze nga Napoli italian.

Kjo nuk është e gjitha që ka të bëjë me largimet nga Chelsea dhe është e sigurt që Kai Haverzt, i cili tashmë është në negociata të avancuara me Arsenalin, do të largohet nga klubi. Gjithashtu, edhe mesfushori Mason Mount do të largohet. Mount përflitet se do t’i bashkohet Manchester United.

N'golo Kante, i cili nënshkroi për Ittihadin, tashmë ka shkuar në Arabinë Saudite dhe më herët u raportua se Mateo Kovacic do të vazhdojë karrierën e tij te Manchester City.

Është e qartë se pritet që të ketë disa transferime te Chelsea, teksa ata do të drejtohen në sezonin e ri nga trajneri argjentinas Mauricio Pochettino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco