Kosova dështon përballë Bjellorusisë, pëson humbjen e parë në eliminatore

Kosova dështon përballë Bjellorusisë, pëson humbjen e parë në eliminatore

22:44, 19/06/2023

Pritej fitorja e parë për Kosovën, por skuadra e Alain Giresse u mposht 2-1 në transfertën hungareze përballë Bjellorusisë. Duke regjistruar disfatën e parë në grupin I të eliminatoreve të Euro 2024.

Dardanët bënë pak në fraksionin e parë të takimit. Pjesa e dytë nisi mirë, rastet nuk munguan, por lojtarët e Giresse nuk ia dolën të mposhtnin portierin Ignatovich.

Më pas gafa fatale e Hekuran Kryeziut, i cili i dhuroi një “asist” Vladislav Morozov.

Me 22-vjeçarin që zhbllokoi takimin. Kosova në “shok” dhe Bjellorusia realizoi edhe golin e dytë dy minuta më vonë. Me anë të Maks Ebong.

Vedat Muriqi fitoi një penallti dhe ekzekutoi saktë tri minuta përpara fundit. Por nuk kishte më kohë, Bjellorusia menaxhoi avantazhin dhe siguroi suksesin e parë në grup.

Kosova mbetet në kuotën e 3 pikëve pas katër ndeshjeve të para.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco