City dhe United në garë për Rabiot, gjiganti i LaLiga sfidon anglezet

City dhe United në garë për Rabiot, gjiganti i LaLiga sfidon anglezet

22:38, 18/06/2023

 

Juventusi është përpjekur ditët e fundit për të bindur Rabiot që të qëndrojë edhe një vit në Torino, por francezi duket se nuk po pranon. Mesfushori 28-vjeçar me shumë gjasa do të largohet pasi kontrata e tij përfundon në fund të këtij sezoni.

Zëvendësuesi i Rabiot në kampin e Juventusit flitet të jetë dëshira e vjetër e bardhezinjve që është Sergej Milinkovic-Savic.

Për sa i përket të ardhmes së mesfushorit francez, për këtë të fundit ka pasur interes nga Manchester United dhe Manchester City, por asgjë konkrete deri më tani.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona është futur në garë për shërbimet e Rabiot që mund t’i përfitojë falas në fund të këtij sezoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco