Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Shqipëria bind lojtarin që fitoi titullin kampion në Belgjikë, Arbnor Muja vishet kuqezi

Shqipëria bind lojtarin që fitoi titullin kampion në Belgjikë, Arbnor Muja vishet kuqezi

09:46, 06/06/2023

Shumë u përfol për mungesën e Odise Roshit për ndeshjet e qershorit, por duket se në mendjen e Silvinjos lojtari e ka mbyllur kapitullin me Shqipërinë, është koha për t’i lënë vendin të rinjve. Kështu nga ndeshjet e radhës kualifikuese të Europianit, te kuqezinjtë do të shohim për herë të parë Arbnor Mujan, që luan në të njëjtin rol.

Futbollisti i dalë nga Trepça ka luajtur edhe me Skënderbeun, përpara se të shkonte te Drita dhe më pas të nisej drejt Antwerp. Në këtë sezon ishte kulmi i karrierës së tij pasi fitoi titullin kampion në elitën e Belgjikës.

Kështu nga sezoni i ardhshëm, Antwerp shkon në Play Off të Champions League dhe me pak fat mund të kalojë në grupe, ndërsa të siguruar që tani ka grupet e Europa League, në rast humbje në Play Off të Champions. Futbollisti 24-vjeçar ka realizuar 3 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 27 ndeshje për këtë sezon me Antwerp, megjithatë në Belgjikë mendojnë se shpërthimi i madh pritet të vijë në sezonin e ardhshëm.

Gjatë momentit të festimit të titullit, Muja ka marrë me vete dhe flamurin e Shqipërisë dhe emri i tij nuk figuronte në listën e dardanëve. Sipas informacioneve të siguruara nga Sport Ekspres, lojtari ka zgjedhur që t’i bashkohet kuqezinjëve pasi ka qenë pjesë e Kosovës dhe debutimi i tij do të vijë pas ndeshjeve të qershorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco