Shehi pranë pankinës së Shkëndijës, ja kush pritet ta zëvendësojë te stoli i Tiranës

Shehi pranë pankinës së Shkëndijës, ja kush pritet ta zëvendësojë te stoli i Tiranës

18:13, 02/06/2023

Orges Shehi me shumë gjasa nuk do të jetë më trajneri i Tiranës. Teknikut durrsak i ka mbaruar kontrata me klubin kryeqytetas dhe me shumë mundësi do të drejtojë Shkëndijën e Tetovës sezonin e ri futbollistik.

Duke parë këtë situatë drejtuesit e klubit të Tiranës po punojnë për gjetjen e një zëvendësuesi dhe zgjidhja e presidentit Refik Halili pritet të jetë brenda familjes.

Image

Një prej emrave më të lakuar është ai i Julian Ahmatajt, i cili sapo është shpallur kampion si trajner i U-19 të Tiranës dhe e njeh mjaft mirë ambientin. Në lojë për të marrë drejtimin e skuadrës janë edhe Adrian Nuhiji që më parë ka drejtuar Gjilanin dhe Dritën.

Image

Po kështu në lojë është edhe Ernest Gjoka, ish-trajneri i Vllaznisë, Kamzës dhe Kukësit. Megjithatë, ende asgjë nuk është zyrtare dhe gjërat do të marrin forma ndoshta në javën e ardhshme.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco