Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

PSG anulon festën e titullit, shkak gjendja e rëndë e portierit Sergio Roco që është në koma

PSG anulon festën e titullit, shkak gjendja e rëndë e portierit Sergio Roco që është në koma

11:37, 02/06/2023

PSG fitoi titullin e kampionit të Francës, por askush në klub nuk ka dëshirë të festojë.

Portieri rezervë Sergio Rico është ende në koma pasi ra nga kali, teksa mjekët po luftojnë për jetën e tij, raportojnë mediat franceze.

Gjendja e spanjollit me përvojë është e pandryshuar. Ai është ende në terapi intensive në spitalin e Sevillas.

Sot është dita e gjashtë që kur ka pësuar lëndime të rënda në kokë pasi është rrëzuar nga kali.

Aksidenti ka ndodhur të dielën, një ditë pas ndeshjes me Strasburgun ku Sergio Rico ishte portieri rezervë i PSG-së.

Atë ditë ai kishte një ditë pushimi dhe e përdori atë në Sevilla, ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Paris Saint-Germain ka lëshuar një deklaratë të re në të cilën thekson se të gjitha festimet me rastin e fitimit të titullit kampion do të anulohen.

“Nuk do të ketë festë. Kjo është një javë e vështirë për të gjithë dhe të gjithë jemi të tronditur. I dërgojmë të gjithë energjinë pozitive Sergio Rico, nënës, gruas dhe njerëzve të tij të dashur”, tha trajneri Christophe Galtier.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco