Ten Hag për Kane: Duam një sulmues që mund të shënojë gola

Ten Hag për Kane: Duam një sulmues që mund të shënojë gola

10:16, 01/06/2023

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, vazhdon të jetë i lidhur me transferimin te Manchester United.

"Djajtë e Kuq" janë në kërkim të një sulmuesi cilësor dhe ylli i "Tre Luanëve" është dëshira e skuadrës së Erik ten Hag.

Strategu holandez është pyetur nga “The Times” se a do të mund të transferohet Kane në "Old Trafford"?

Përgjigjja e tij nuk ka qenë e prerë. “Ajo që na nevojitet, përveç Marcus Rashford, është një sulmues. Një lojtar që mund të shënojë gola”, tha Ten Hag.

Por, sipas medieve britanike, transferimi i sulmuesit anglez te Manchester United do të varet krejtësisht nga trajneri i ri i "Spurs".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco