Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Allegri: S’ia uroj askujt atë që po i ndodh Juventusit

Allegri: S’ia uroj askujt atë që po i ndodh Juventusit

09:30, 29/05/2023

Juventusi humbi 0-1 mbrëmjen e djeshme ndaj Milanit, ku goli i bukur me kokë i Oliver Giroud kualifikoi kuqezinjtë për të tretin vit radhazi në Champions League.

Trajneri i bardhezinjve, Max Allegri foli pas ndeshjes ndaj kuqezinjve, ku ndër të tjera tha: “Pas ndeshjes i falënderova djemtë, sepse ata kanë zhvilluar një sezon të rëndësishëm. Do të tentojmë ta mbyllim me nder në Udine, edhe pse një vit të tillë nuk ia uroj askujt.

Milan? Çfarë të them… Nuk ka shumë për të folur për këtë ndeshje. Ne bëmë atë që mund të bënim”, deklaroi Allegri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco