FOTO/ Mbyllet kampionati holandez me Feyenoordin kampion, renditja përfundimtare

FOTO/ Mbyllet kampionati holandez me Feyenoordin kampion, renditja përfundimtare

17:04, 28/05/2023

Këtë të diel u mbyll sezoni 2022-2023 i elitës së futbollit në Holandë, Eredivisie, ndërsa u përcaktuan fatet e skuadrave.

Feyenoordi siguroi para pak javësh titullin kampion të Eredivisie dhe si rezultat edhe vendin në fazën e grupeve të Champions League, ndërsa këtë javë, ku përballë kishte Vitesse, e mbylli me disfatën 0-1.

PSV Eindhoven e mbylli sezonin në vend të dytë, duke shkuar në kualifikueset e Champions League, teksa sot u përball në transfertë me AZ Alkmaar, takim i cili u mbyll me fitoren 1-2.

Ndërsa Ajax i vendit të tretë, e mbylli sfidën me Twente me humbjen 3-1, ndërsa do të konkurrojë në kualifikueset e Europa League.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco