Java e fundit e Bundesligas vendos fatet e sezonit në Gjermani/ A do të mundet Borussia të thyej dominimin e Bayernit?

Java e fundit e Bundesligas vendos fatet e sezonit në Gjermani/ A do të mundet Borussia të thyej dominimin e Bayernit?

10:53, 27/05/2023

Sot në orën 15:30 luhet java e fundit e Bundesligës dhe pasi të luhen të gjitha ndeshjet do të mësojmë nëse Bayern do ta fitojë titullin e 11-të radhazi të kampionit gjerman apo Borussia Dortmund do të festojë për herë të parë që nga viti 2012.

Borussia ka dy pikë më shumë se Bayerni dhe nëse e mposht Mainzin sot në shtëpi do ta fitojë titullin kampion.

Nga ana tjetër, Bayern viziton Këlnin dhe i duhet një fitore me barazim apo humbje nga ana e Borussia-s për të fituar titullin e 11-të radhazi të Gjermanisë.

"Nuk mund ta lëmë këtë të ikë. Duhet të fitojmë edhe një herë. Kam një ndjenjë të mirë, por e di që duhet të luajmë shumë mirë. Vetëm atëherë do ta meritojmë titullin. Ndërsa lojtarët do të shkojnë drejt stadiumit , turma do t'i brohorasë, do t’i jap forcë", tha drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl, i cili ishte kapiteni i ekipit në kampionatin e fundit të fituar.

E ndërsa skuadra nga Dortmundi në sezonet e fundit është mbështetur kryesisht në golat e Erling Haaland, këtë sezon Borussia po luan si ekip dhe ka dhënë rezultate.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Sebastien Haller, i cili u diagnostikua me kancer  verën e kaluar, u soll për të zëvendësuar Haaland.

Megjithatë, Haller u kthye gjashtë muaj më vonë pas operacionit dhe kimioterapisë dhe shënoi shtatë gola në nëntë ndeshjet e fundit.

Bayern ka pas një nga sezonet më të këqija në vitet e fundit, dhe skuadra me sa duket do të fillojë rindërtimin pavarësisht nga rezultati i sotëm i Bundesligës.

Orari:

Këln - Bayern (e shtunë, ora 15:30)

 

Dortmund - Mainz (e shtunë, ora 15:30)

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco