Kush do ta zëvendësojë Xhakën? Arteta vë në shënjestër kapitenin e rivalëve të Premier League

Kush do ta zëvendësojë Xhakën? Arteta vë në shënjestër kapitenin e rivalëve të Premier League

14:49, 22/05/2023

Pas shtatë vitesh si pjesë e Arsenal, Granit Xhaka pritet ta mbyllë në fundin e këtij sezoni eksperiencën e tij me “The Gunners”. Mesfushori me origjinë shqiptare është pranë rikthimit në Bundesliga (më parë është aktivizuar me Borussia Moenchegladbach) teksa është në tratativa me Bayer Leverkusen.

Nga ana tjetër, te Arsenal po lëvizin me shpejtësi për të pikasur zëvendësuesin e Xhakës, teksa trajneri Mikel Arteta kërkon kapitenin e Manchester City, Ilkay Gundogan. Turku me pasaportë gjermane nuk do të rinovojë kontratën me The Citizens dhe në fundin e këtij sezoni do të jetë një futbollist i lirë për të vendosur vetë të ardhmen e tij.

Në këtë formë, Arsenal shpreson ta bindë 32-vjeçarin që ka edhe interesin e Barcelonës. Mikel Arteta e njeh mirë Gundogan prej periudhës kur ishte ndihmës i Pep Guardiolës te City dhe mund t’i ofrojë një eksperiencë në Londër.

Nëse mesfushori bindet dhe kalon tek Arsenal, atëherë në radhët e “Topcinjve” do të formohej një “koloni” e vogël me “Qytetarë” duke qenë se në organikën e londinezëve janë edhe dy ish-lojtarë të Cityt si Oleksandr Zinchenko e Gabriel Jesus, pa harruar edhe trajnerin Arteta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco