Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

FOTO/ Përdori famën për biznes, tifozja që ndërpreu finalen e Champions League bëhet milionere

FOTO/ Përdori famën për biznes, tifozja që ndërpreu finalen e Champions League bëhet milionere

18:11, 21/05/2023

Kinsey Wolanski u bë e famshme brenda natës në vitin 2019, kur vrapoi në fushë dhe ndërpreu për pak kohë finalen e Champions League, në të cilën Liverpool fitoi 2:0 ndaj Tottenhamit.

Wolanski vrapoi në fushë gjatë ndeshjes finale në stadiumin "Wanda Metropolitano". Si ndëshkim, ajo kaloi një kohë të shkurtër në paraburgim në Spanjë, por gjithçka ia vlejti.

Image

Sipas mediave britanike , disa vite më vonë, Wolanski është një biznesmene e suksesshme me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po ndërton një karrierë në projekte të dizajnit të brendshëm.

Popullariteti i fituar në internet e ndihmoi pa masë në tërheqjen e klientëve dhe disa sekonda famë i ktheu në miliona euro.

Sot, Wolanski ka arritur një pasuri të vlerësuar në 3 milionë euro. Ndërkohë në rrjetin social “Instagram” ndiqet nga 3.5 milionë njerëz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco