Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Spalletti pranë lamtumirës, lista e Napolit me emra të mëdhenj për stolin

Spalletti pranë lamtumirës, lista e Napolit me emra të mëdhenj për stolin

16:39, 21/05/2023

 

Sezoni aktual, është një nga ata më të mirët që Luciano Spalletti ka drejtuar si trajner. Tekniku 64-vjeçar arriti këtë sezon të rikthejë titullin kampion në Napoli pas 33 vitesh pritje.

Megjithatë, e ardhmja e trajnerit italian nuk është e sigurt dhe hipoteza më e mundshme është lamtumira e tij. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis u shpreh se nuk do t’ia “presë” krahët teknikut dhe nëse kërkon të largohet do ta lejojë.

Sipas “Sportmediaset”, kampionët e Italisë po mendojnë tashmë për një trajner tjetër për sezonin e ardhshëm. Janë shumë emra të mundshëm që priten të zëvendësojnë Spallettin në Napoli.

Zëvendësuesit e mundshëm të teknikut 64-vjeçar në skuadrën italiane janë, Rafael Benitez, Julian Nagelsmann, Antonio Conte, Roberto De Zerbi, Gian Piero Gasperini dhe Vincenzo Italiano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco