FOTO/ Di Marko kërcënohet nga tifozët e Milanit, banderolë në oborrin e shtëpisë

FOTO/ Di Marko kërcënohet nga tifozët e Milanit, banderolë në oborrin e shtëpisë

10:52, 19/05/2023

Pas kualifikimit në finalen e Ligës së Kampioneve, për Interin ka vazhduar festa në stadiumin “San Siro” por edhe jashtë, ndërkohë që i përfshirë ka qenë mbrojtësi Federiko Dimarko.

I njohur si një tifoz i Interit dhe ultras, Dimarko ka marrë mikrofonin dhe poshtë tifozëve të Interit, ka nisur korin e famshëm “Kush s’kërcen është kuqezi”.

Por, festa nuk ka zgjatur shumë për mbrojtësin italian pasi në oborrin e shtëpisë së tij, ai ka gjetur një banderolë me nota kërcënimi nga tifozët e Milanit.

“Dimarko, mendo që të luash, përndryshe do të të bëjmë të gëlltisësh gjuhën”, shkruhej në banderolën e tifozëve të Milanit.

Image

Kjo çështje është marrë edhe në hetim nga policia, ndërkohë që Dimarko i ka kërkuar falje tifozëve të Milanit në rrjetet sociale.

“Të martën në mbrëmje pas ndeshjes e lejova veten të kaloj në një moment mendjelehtësie. Doja t’u kërkoja falje të gjithë tifozëve të Milanit që u ndjenë të ofenduar”, shkruan Dimarko në llogarinë e tij në “Instagram”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco