Roma në finalen e Europa League, verdhekuqtë u rezistojnë të gjitha sulmeve të Bayer-it

Roma në finalen e Europa League, verdhekuqtë u rezistojnë të gjitha sulmeve të Bayer-it

23:13, 18/05/2023

Roma në finale të një kompeticioni evropian për herë të dytë radhazi. Skuadra verdhekuqe ia doli të mbronte fitoren e arritur në Romë kundër Leverkusenit, duke barazuar pa gola në “BayArena”, për të prerë biletën për finalen e madhe të Europa League-s, që do të luhet në “Puskas Arena” të Bundapestit.

Sfida e zhvilluar në Leverkusen parashikohej e vështirë për ekipin e Mourinhos, por pavarësisht dominimit të “Aspirinave” në qarkullimin e topit dhe raste, rrjetat mbetën të paprekura.

Në minutën e 12-të, Diaby tronditi traversën e Romës, ndërsa nëntë minuta para fundit të kohës së rregullt, Sardar Azmoun goditi befasishëm brenda zonës, por ngjitur me shtyllën.

Pavarësisht se “Aspirinat” e mbyllën Romës në zonë e saj në minutat e fundit, goli nuk erdhi dhe sfida u mbyll në barazim, me festën që ishte e gjitha për verdhekuqtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco